MENU
klinika

Lë spitalin, negativ në testin e dytë

Ish-futbollisti dhe pjesëtari i FSHF kalon Covid-19

28.03.2020 - 17:43

Prej më shumë se dy javësh e mori vesh se ishte infektuar me virusin Covid-19, madje Florian Riza disa ditë ishte i shtruar në spital. Ish-futbollisti, tani pjesëtar i FSHF-së, pasi ka ndjerë simptomat karakteristike, iu nënshtrua testeve mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv.

Megjithatë, ditët e vështira për ish-lojtarin e Tiranës kanë përfunduar dhe ai e ka kaluar sëmundjen. Floriani ka rezultuar negativ në testin e bërë dhe është gati të lërë spitalin, për të vazhduar një izolim dyjavor në shtëpinë e tij.

Riza aktualisht punon si gazetar e gjithashtu ndihmon për zhvillimin e futbollit të femrave, pranë FSHF. Gjatë karrierës së tij si futbollist ai është aktivizuar me Tiranën dhe Adana Demirspor në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet boksieri Florian Marku

“Nuk e di, ndoshta e kalova Covid-19”

Trajneri shërohet nga Covid-19

“Më mirë ta parandalosh se sa ta kurosh”