MENU
klinika

Rama: Spital i ri lufte për pacientët që janë drejt shërimit

Ish-universiteti privat kthehet në karantinë për COVID-19

26.03.2020 - 13:43

Godina e një ish- universiteti provat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit.

Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna.

Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

foto galeri

Kjo godinë, është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë spitale të shtetit që do të vihen në shërbim për të prekurit me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për Urgjencën Infektive që ka në dispozicion 120 shtretër nga të cilët 73 janë të zënë dhe spitali “Shefqet Ndroqi” me 190 shtretër në total, ndërsa kjo strukturë e re do ketë 80-100 shtretër.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv  njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

foto galeri

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu ka dhënë detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, shtoi Manastirliu.