MENU
klinika

Prezantuesja e BBC kollitet live

“Ishte e çastit, jo e përsëritur, nuk kam ethe”

20.03.2020 - 08:49

Prezantuesja e lajmeve e BBC-së kollitet teksa ishte duke folur për situatën e koronavirusin në Britani, por siguroi publikun që nuk ishte mbartëse e epidemisë, por thjesht kollitja ishte shkaktuar nga pluhuri në studio. Prezantuesja

Carrie Gracie, po fliste për koronavirusin, por befas për disa sekonda në studio mbretëroi një heshtje e shoqëruar me një kollitje të lehtë të Carrie. Përpos këtij episodi të sikletshëm, prezantuesja skoceze qetësoi shikuesit duke thënë:

“Unë thjesht dua të sqaroj që ajo që ndodhi ishte një kollë e çastit, jo e përsëritur, gjithashtu nuk kam ethe”.

Nga krahu tjetër shikuesit shprehën shqetësimin e tyre në media sociale pas incidentit.

kolana e librave

“Carrie Gracie u kollit dhe më pas na tha që ishte si pasojë e pluhurit dhe jo e koronavirusit, mendoj se kam parë shumë lajme”, shprehet njëri nga shikuesit.

Një tjetër shkrimin e tij e ka shoqëruar me doza humori dhe tha:

“Carrie Gracie duke u kollitur gjatë transmetimit në ajër, tani po që jemi të gjithë të rrezikuar”.

Feston 77-vjetorin e ditëlindjes

Mick Jagger, pushime ëndrrash në Toscana

Me kë është bashkuar kësaj radhe?

Besa Kokëdhima po sjell një këngë të re

Pyetja që shton dilemat tek Luana Vjollca

Dasmë këtë vit?