MENU
klinika

Flamujt në gjysmështizë dhe një minutë heshtje

Italia qan të vdekurit e saj, ndaloi gjithçka në mesditë

31.03.2020 - 13:14

Në orën 12:00, Italia ndali në homazh për të gjithë viktimat e koronavirusit. Iniciativa, e nisur nga kryetarët e bashkive është shtrirë në qindra mijëra institucione të tjera. Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike.

Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë në ballkonin e sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.

kolana e librave

Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites.