MENU
klinika

Merret vendimi

Ja se çfarë do të ndodhë me këngët e “Eurovision 2020”!

21.03.2020 - 16:00

Pak ditë më parë u bë me dije se festivali i rëndësishëm i muzikës “Eurovizion” është anuluar.

Organizatorët u detyruan të marrin këtë vendim në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Por çfarë do të ndodhë me këngët që do të merrnin pjesë?

“Daily mail” shkruan se këngët e përzgjedhura për vitin 2020 nuk do të marrin pjesë në vitin 2021.

“Bordi i drejtuesve të festivalit Europian të këngës ka vendosur që në përputhje me rregullat e “Eurovisionit”, këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtë të garojnë në vitin 2021”, shkruan “Daily mail”.

Pra vitin e ardhshëm këngët do të jenë të reja, të përzgjedhura nga festivalet përkatëse që organizojnë shtetet.

Kjo do të thotë që Arilena Ara me këngën e saj “Shaj” nuk do të kenë mundësi të na përfaqësojnë në festivalin Europian.

Kujtojnë se këtë vit edhe Zvicra kishte zgjedhur një artist shqiptar për t’u përfaqësuar.

Artisti Gjon Muharremaj do të përfaqësonte këtë shtet me një këngën shumë të veçantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN