MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Jam adoleshente dhe përdor shumë Wi-Fi, më tregoni më shumë cilat janë dëmet

12.03.2020 - 21:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ju lutem, jam një nxënëse nga shkolla e mesme “xxx”, do doja të dija më shumë rreth dëmeve në aspektin shëndetësor që shkakton përdorimi i tepërt i wi-fi. Si ndikon në shëndet dhe në pagjumësi? A e përkqëson funskionimin e trurit? Cilat janë ato pika kryesore të përkëqsimit të shëndetit në organizimin tonë?

kolana e librave

Përgjigjet mjeku i përgjitheshëm: Kjo pyetje është pak e paqartë nëse i referohet pajisjeve për Wi-Fi apo përdorimit të internetit prandaj do mundohem t’i mbuloj shkurtimisht të dyja. Antenat e rrjetit pa tel lidhen me efektet e mundshme afatgjatë në shëndet nga ekspozimi i tërë trupit ndaj sinjaleve RF (Radio Frekuencë). Deri më sot, i vetmi efekt shëndetësor nga fushat RF të identifikuara në rishikimet shkencore ka të bëjë me një rritje të temperaturës së trupit (> 1 ° C) nga ekspozimi në intensitet shumë të lartë të fushës, që gjendet vetëm në disa objekte industriale dhe nuk paraqet shqetësim për njerëzit sipas OBSH.

Ndërkaq përdorimi i tepërt i internetit ka ndikim në shëndet në mënyra të ndryshme. Para së gjithash është një aktivitet pasiv, që nuk e vë në lëvizje trupin. Shoqërohet shpesh me pozitë të keqe të trupit e në veçanti shpinës dhe qafës, që mund të çojë në dhimbje kronike të tyre. Përdorimi i tepërt i internetit sipas studimeve izolon individët dhe i bënë ata më asocial duke rritur mundësit për paraqitjen e depresionit. Shfrytëzimi i tij para gjumit ngarkon trurin, rrit ankthin dhe e shtyn proçesin e fjetjes. Ndikim negativ është edhe zvogëlimi i aftësisë së njeriut për koncentrim dhe mbajtje të vëmendjes në një aktivitet për një kohë më të gjatë. Kjo sepse për shkak të ekspozimit ndaj shumë materialeve brenda ditës, njeriu fiton shprehinë e kalimit nga një aktivitet në tjetrin shpejt dhe humb gradualisht aftësinë për përqëndrim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN