MENU
klinika

Me pankarta dhe lule

“Jemi gra, duam të drejta”, nisin marshimet paqësore në Tiranë

08.03.2020 - 12:52

Ditën e sotme, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Femrave, një grup i madh njerëzish ka nisur protestë përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Bashkë me femrat janë bashkuar edhe aktivistë burra, në kërkim të të drejtave të femrave shqiptare. Parulla kryesore e këtij marshimi është “Jemi gra, duam të drejta”, ndërsa në pankartat e shumta janë dhënë mesazhe domethënëse.

Marshimi i ditës së sotme është paralajmëruar edhe më herët në rrjete sociale, ku nisi me një fushatë sensibilizimi me hashtagun “Harram qumështi i nënës”. Kjo fushatë të cilës iu bashkuan figura të njohura publike, nisi nga blogerja Zhaklin Lekatari.

Nga ana tjetër, disa persona nga të gjitha grupmoshat me pankarta në duar kanë marshuar në kodrat e Liqenit Artificial. Një protestë paqësore me në qendër firgurën e gruas, nënvlerësimin e saj nëpër botë dhe shtimin e fenomenit të dhunës.

Dita ditës ndodhin ngjarje makabre ku në shumicën e rasteve gruaja është viktima për arsye nga më të parëndësishmet. Gruaja është qenie e brishtë që duhet të trajtohet me shumë kujdes edhe pse vazhdon akoma të trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në pankartat e mbajtura nga gra dhe burra shkruheshin: “Këtu luftohet patriarkati!” “Mënyra më e shpejtë për të ndryshuar shoqërinë është moblizimi i grave të botës”, “Dhuna nuk tolerohet nuk falet”; “Heshtja jote i jep pushtet dhunës”.

Në sy kanë rënë edhe djem të rinj të cilët morën pjesë në marshimin paqësor, të cilët janë pro zbatimit të të drejtave të grave. Në marshim përveç pankartave nuk munguan edhe lulet, si simbol i paqes dhe lumturisë në të gjithë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna, gruaja - kuptimi i jetës

8 Marsi, përse kjo datë

Historia e ditës së gruas

Sot 8 Marsi, festë dhe protestë