MENU
klinika

"Kjo ëndërr e keqe do mbarojë..."

“Ju lutem mos dilni, dëgjoni këshillat tona”, Tritan Kalo thirrje nga Infektivi

28.03.2020 - 21:35

“JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI”- kështu shkruan përmes një postimi në facebook mjeku Tritan Kalo. Nga vija e parë e luftës me pandeminë së bashku me kolegë të tjerë, Kalo ndan fotoalbumin nga Infektivi, ndërsa shkruan se kjo ëndërr e keqe do të kalojë një ditë.

Postimi i plotë:

KURDOHERË me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që SHUMË PREJ JUSH janë në vështirësi ekonomike, POR jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….KJO ËNDËR E KEQE me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, POR JETËT TUAJA TË PAÇMIMTA askush nuku mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….KURRË nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË ME SIGURI, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!