MENU
klinika

Ambasada e SHBA: Shumë e rëndësishme të respektohen masat!

“Ka qenë një javë e vështirë, por lajmi i mirë është…”

29.03.2020 - 15:50

Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se java që po lëmë pas ka qenë e vështirë, por lajmi i mirë është se nuk po shohim rritje shpërthyese të infektimeve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra nga qeveria, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19.

“Ka qenë një javë e vështirë, por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”