MENU
klinika

Play-off dhe play-out

Kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë

02.03.2020 - 12:03

Në fundjavë përfundoi faza e dytë e Kategorisë së Parë në dy grupet përkatëse. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në bazë të rregullores së kompeticionit, ka zbardhur edhe kalendarin e ndeshjeve, që janë për t’u zhvilluar gjatë fazës së tretë të edicionit 2019/2020.

Interesant është fakti se menjëherë nisin përballjet e forta. Në Grupin A, kemi një përsëritje të javës së fundit në skuadrat e kreut, me ndryshimin e vetëm se Korabi e pret Kastriotin.

Në Grupin B, java 19 nis me derbin e Myzeqesë, teksa Apolonia do të presë Lushnjën, dy skuadrat kryesore pretendente, pavarësisht se për momentin udhëheq Pogradeci, që do të ristartojë në Kavajë me besën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria e Parë, Java 18

Arratiset Kastrioti, Apolonia humb kreun