MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje gjatë urinimit. Përse ndodh?

01.03.2020 - 11:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam dhimbje gjatë urinimit. Përse ndodh?

Përgjigjet mjeku: Një sërë faktorësh mund të shkaktojnë djegie apo dhimbje gjatë urinimit te gratë dhe vajzat. Disa nga shkaqet më të përhapura janë: Vaginiti: inflamacion i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme. Infeksionet e traktit urinar: infeksionet në fshikëzën e urinës ose uretër. Infeksione seksualisht të transmetueshme (klamidia, gonorrea ose herpesi). Problemet me veshkat (infeksion ose gurë në veshka). Reaksioni ndaj sapunëve, parfumeve dhe produkteve të tjera të kujdesit personal. Nëse ndieni dhimbje ose djegie kur urinoni, bëni një kontroll mjekësor që të zbuloni shkakun dhe të merrni trajtimin e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.