Në muajin nëntor, Kastro Zizo, teksa prezantonte këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, zbuloi se do të behet baba për herë të tretë.
Ai tha se degët e familjes së tij do të shtohen, por pa zbuluar më tepër detaje.
Më pas, në emisionin e tij “Late Night Show”, Kastro zbuloi se është në pritje të një djalë, i cili pritet të vijë në jetë së shpejti.
Këngëtari gjatë kësaj kohe ka preferuar që imazhin e partneres së tij të mos e bëjë publik dhe dihen shumë pak detaje për të.
Megjithatë, ditën e sotme Kastro na ka zbukuruar ditën me një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Ajo duket të jetë në fund të pritjes së ëmbël dhe aë shpejti do e bëjë Kastron baba për herë të tretë.
“Këta jemi ne”, shkruan këngëtari në foto ku është edhe këmba e qenit.
Kujtojmë se Kastro tashmë ka hequr dorë nga emisioni që drejtoi prej vitesh, “Late Night Show” dhe nuk dihet ende se çfarë plane ka për të ardhmen në ekran.