MENU
klinika

Masat

Katër skenarët për Kosovën

17.03.2020 - 12:41

Shkencëtarët Amerikanë në bashkëpunim me inxhinierë të tekonologjisë kanë zhvilluar një simulim në bazë të së cilit parashihet se cfarë rezultatesh do japin masat dhe veprimet e shteteve dhe qeverive rreth modaliteteve të aplikimit të distancimit social. Këtë studim e ka publikuar The Washington Post.

Ne studim jane parapare 4 skenare te cilet, sic shihet ne grafikun me poshte, japin rezultate te ndryshme. Ne skenarin e pare –Levizje per te gjithe– ku nuk aplikohen kufizime ne levizje te qytetareve, rezultati eshte me i pavaforshmi ku rreth 80% te qytetareve jane te infektuar nga Koronavirusi ndersa rreth 50% prej tyre te rikuperuar. Per momentin vendet si Suedia po aplikojne nje mase te ketille.

Skenari 2 ku ka nje perpjekje per karantine, pra aty ku qeverite aplikojne karantine por nuk zbatohet dhe aplikohet ne praktike, jane rreth 65% te prekur prej tyre 33% te rikuperuar. Skenari 3 ku aplikohet Distancim i Moderuar, rreth 40% te qytetareve mbesin te pa prekur nga COVID-19 ndersa mbi 30% rikuperohen.

Vendet si SHBA-te kanë filluar te aplikojne masa te skenarit 2 dhe 3. Bashkimi Europian, qe tashme eshte epiqender e pandemise, ka ndermarre masa sot ku ka vendosur te mbylle kufirin e saj te jashtem per jo Europianet.

Sipas studimit dhe simulimit, shtetet qe aplikojne Distancim Total do kene rezultate me te mira nga te gjithe skenaret duke ruajtur rreth 70% te qytetareve te pa infektuar. Nga 30% te prekur, shumica do rikuperohen. Kina ka aplikuar nje mase te ketille dhe sipas burimeve zyrtare atje tashme ka nen kontrolle situaten dhe mbi 65,000 persona jane rikuperuar, perderisa numri i te infekuarve eshte minimal.

Per momentin ne Kosove jane ndermarre masa te rendesishme qe kane bere qe vendi yne te radhitet mes skenarit 2 dhe 3, respektivisht mes Perpjekes per Karantine dhe Distancimit te Moderuar.

Institucionet e Kosoves, per te arritur rezultate te mire, duhet sa me pare te ashpersojne masat e distancimit ne nivelin/skenarin e katert, ate te Distancimit Total, ne menyre qe sa ma shume qytetare te mos preken nga virusi.

Ky veprim nese ndermerret nga institucionet gjithashtu do ta lehtesoje baren e sistemi shendetesor i cili edhe ashtu ka kapacitete dhe sasi shume te kufizuara te shtreterve dhe paisjeve te nevojshme per trajtimin e te infektuarve me COVID-19.