11.03.2020 - 16:03
Receta për: 5 persona
Blini një çokollatë fondente, thërrmojeni imët dhe le të fillojmë punën për të shijuar një kek fantastik!
INGREDIENTËT
- 1 çokollatë fondente (e thërrmuar imët me dorë)
- 3 kokrra vezë
- 3 gota miell
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë vaj luledielli
- 1 gotë sheqer
- 1 zarf vanilje
- 1 zarf pluhur pjekjeje
- 1 lugë gjelle gjalpë
- kripë
UDHËZIMET
- Në një tas kombinoni dhe trazoni mirë vezët, vajin dhe kosin.
- Në një enë tjetër përzieni miellin, sheqerin, kripën, vaniljen dhe pluhurin pjekës.
- Tani i bashkoni të dy masat bashkë duke i shtuar edhe copëzat e çokollatës (jo të gjitha).
- Merrni formën e kekut, e lyeni me pak gjalpë gjithandej dhe sipër shtoni masën e kekut.
- E spërkasni sipër me copëzat e mbetura të çokollatës.
- E fusni në furrë për 45-50 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!