MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kek me rrush të thatë

25.03.2020 - 16:58

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 40 minuta

Receta për: 5 persona

Keku i shtëpisë të kënaq me aromën që i jep të gjithë kuzhinës. Të plotëson akoma më tepër me shijen që ka!

INGREDIENTËT

  • 250 gram miell
  • 120 gram sheqer
  • 100 gram gjalpë
  • 3 vezë të mëdha
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 100 gram bajame të thërrmuara
  • 50 gram rrush të thatë
  • 150 gram kos dele

UDHËZIMET

  1. Në një tas rrihni vezët me sheqerin.
  2. Më pas shtoni kosin dhe gradualisht gjalpin.
  3. Shtoni miellin, pluhurin pjekës, rrushin e thatë dhe bajamet.
  4. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe e shtroni masën tek forma e kekut.
  5. E fusni në furrë të piqet për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.
  6. E lini pak të ftohet para se ta prisni. Ju bëftë mirë dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni pak sheqer pluhur sipër.