MENU
klinika

Arrestohet autori

Kërcënohet me jetë Hashim Thaçi

27.03.2020 - 09:26

Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Kujtim Boletini përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.

“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.

Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.