MENU
klinika

Pas betejës me Covid-19

Kina jep lajmin e mirë edhe për aktivitetet sportive

19.03.2020 - 20:42

Nëse Europa po vuan për përhapjen e Covid-19, Kina duket se e ka lënë pas krahëve dhe i është kthyer jetës normale, pasi nuk ka më asnjë rast të ri me virusin famëkeq duke nisur nga dita e djeshme.

Kina ishte vendi i origjinës së kornavirusit dhe është shteti i parë dhe i vetëm që ka arritur të fitojë betejën me këtë sëmundje shumë të rrezikshme. Aktivitetet sportive në Kinë ishin pezulluar që në dhjetor.

 

Ekipet ishin pushim në momentin që shpërtheu virusi i rrezikshëm. Tashmë që situata është normalizuar dhe Kina e ka fituar betejën me koronavirusin, jeta po kthehet drejt normalitetit. Sporti do të rinisë shumë shpejt dhe me shumë mundësi futbolli do të rikthehet në fund të muajit maj. Një lajm pozitiv dhe shpresëdhënës për pjesën tjetër të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthimi gradual...

Kina hap kinematë


Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!