MENU
klinika

Trajtim për vetëm 6 ditë

Kinë, 103-vjeçarja i shpëton koronavirusit

12.03.2020 - 08:46

Një grua 103-vjeçare është bërë personi më i vjetër që mundi koronavirusin dhe është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Zhang Guangfen u shërua nga sëmundja pasi mori trajtim për vetëm gjashtë ditë në një spital në Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit të virusit.

Rimëkëmbja e shpejtë e 103-vjecares erdhi ngaqë nuk kishte probleme të rënda shëndetësore, përveç bronkitit të butë kronik,”-tha mjeku i saj, Dr Zeng Yulan, para gazetarëve. Ajo u diagnostikua në Spitalin Liyuan, Kolegji Mjekësor Tongji, në Wuhan, më 1 mars shkruajnë mediat e huaja.

Gazeta publikoi një video ku tregohej se gruaja po dilte nga spitali për t’u transportuar me një ambulancë që po e priste me një grup mjekësh dhe ajo u kthye në shtëpi të martën. Një burrë 100-vjeçar i prekur nga virusi, po ashtu u shërua në Wuhan këtë javë pasi u trajtua nga mjekët ushtarakë. 11 milionë banorët e Wuhan kanë qenë në bllokim që nga fundi i janarit. Sëmundja ka infektuar më shumë se 80,700 njerëz në Kinë dhe ka vrarë më shumë se 3000. Sidoqoftë, infeksionet e reja në Hubei vazhdojnë të stabilizohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”