MENU
klinika

Mijëra urna shtojnë dyshimet

Kinezët gënjejnë?! 42 mijë njerëz mund të kenë vdekur në Wuhan!

30.03.2020 - 18:45

Vendasit e Wuhan pretendojnë se nga koronavirusi kanë vdekur 42,000 njerëz vetëm në qytet, më shumë se dhjetë herë më shumë se shifra kombëtare e pretenduar nga autoritetet kineze.

Koronavirusi,  që e ka origjinën në Wuhan në Provincën Hubei të Kinës ka marrë jetën e 3,300 njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 81,000.

Prej tyre, 3,182 vdekje u raportuan në Provincën Hubei.

Por banorët në Wuhan pretendojnë se 500 urna u janë shpërndarë familjeve të pikëlluara çdo ditë nga shtatë agjenci funeralesh që i shërbejnë qytetit.

Wuhan locals claim coronavirus has killed 42,000 people in the city alone, more than ten times the national figure claimed by Chinese authorities. Pictured: A worker in a pharmacy in Wuhan today

Kjo do të thotë që hiri i 3.500 personave shpërndahet çdo 24 orë.

Këto qendra në Hankou, Wuchang dhe Hanyang, u kanë thënë familjeve se do të marrin hirin përpara 5 prillit, data e festivalit Qing Ming.

Kjo do të thotë që 42,000 urna mund të shpërndahen në atë periudhë 12-ditore.

Raportet e mëparshme thanë që ambientet e Hankou morën dy dërgesa prej 5,000 urnash në vetëm dy ditë, sipas mediave lokale.

Kjo vjen në një kohë kur izolimi dy-mujor i 50 milion njerëzve po merr fund.

The killer bug, which originated in Wuhan in Hubei Province has claimed the lives of 3,300 people in China and infected more than 81,000. Pictured: Residents on a subway in Wuhan today

Njerëzit të cilët kanë një certifikatë shëndetësore ‘të gjelbër’, që do të thotë që kanë rezultuar negativë për virusin, u lejuan të largohen nga krahina nga mesnata e 25 marsit, hera e parë që ata janë lejuar nga rajoni që nga 23 janari.

Sidoqoftë, kufizimet për të udhëtuar brenda dhe jashtë mega-qytetit të Wuhan do të qëndrojnë në fuqi deri më 8 prill.

Një banor në Wuhan i tha RFA: “Nuk mund të jetë e drejtë sepse inceneruesit kanë punuar gjatë gjithë orarit, kështu që si mund të kenë vdekur kaq pak njerëz?”

Residents in Wuhan claim 500 urns have been handed out to grieving families every day from seven separate funeral homes all serving the city. Pictured: A Wuhan local wearing a protective face mask on a scooter

Një tjetër banor tha: ‘Ndoshta autoritetet gradualisht do të publikojnë shifrat e vërteta, me qëllim ose pa dashje, në mënyrë që njerëzit gradualisht të pranojnë realitetin’.

Një burim i afërt me autoritetet në provincën Hubei tha që shumë banorë kishin vdekur në shtëpitë e tyre pa u diagnostikuar zyrtarisht.

Ata pretenduan se shifra nuk ishte e ekzagjeruar pasi në një muaj, ndodhën 28,000 djegie trupash.

A source close to authorities in Hubei province said many residents had died in their homes without being officially diagnosed. Pictured: A car stopped at some traffic lights in Wuhan

Kjo vjen në një moment kur Italia dhe SHBA kanë kaluarr Kinën, për sa I përket shifrave të të infektuarve dhe viktimave, që ka vrarë më shumë se 30,000 njerëz dhe ka infektuar 664.695 në mbarë botën.

Italia ka raportuar më shumë se 97,000 raste dhe më shumë se 10,000 vdekje.

SHBA ka raportuar 137294 raste dhe më shumë se 2,000 vdekje.

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Mail/ konica.al