MENU
klinika

Tani francezët janë mirënjohës...

Kjo është kriza që i duhej Macron-it!

26.03.2020 - 14:39

Presidenti Emmanuel Macron ka ndërmarrë veprime drastike për të luftuar përhapjen e koronavirusit në Francë. Duke vepruar kështu, ai po u bën presion liderëve të tjerë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Vlerësimi i popullaritetit i tij u rrit shumë, sipas një sondazhi të opinionit të publikuar të premten,” raportoi France 24, “duke arritur  50 përqind për herë të parë që nga viti 2018”.

Francezët duket se i harruan shpejt protestat e vitit të kaluar kundër vendimeve të kaluara të Macron.

Kriza i paraqet atij një shans për të solidarizuar sundimin e tij si njeri i fortë i Francës.

Si vendet e tjera të botës, Franca nuk ishte e përgatitur për krizën e koronavirusit. Ekonomia e saj kërcënohet nga recesioni dhe spitalet e saj janë mbingarkuar. Disa pacientë madje janë transferuar në Gjermani për trajtim kritik.

Që nga 25 marsi, Franca ka më shumë se 22,000 raste dhe 1.100 vdekje. Gjermania ka më shumë se 35,000 raste, por vetëm 181 kanë vdekur deri më tani.

Image result for macron coronavirus

Njerëzit në Francë presin nga Macron. Fajlimi i tij në 12 Mars arriti 25 milion shikues francezë, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme. Por ai rekord u thye shpejt: Më 16 mars, fjalimi i tij arriti më shumë se 35 milion njerëz, 96 përqind e shikuesve të televizionit.

Terminologjia luftarake e Macron mund të duket e çuditshme. Por ai zgjodhi fjalët e përsosura për të mbledhur Francën. Macron jo vetëm që e quajti krizën “një luftë për shëndetin publik”, por gjithashtu përdori retorikë lufte dhe metafora ushtarake për të folur për “armikun e padukshëm”.

Armiku është i vërtetë, megjithëse jo aq vdekjeprurës siç pretendojnë disa. Megjithatë njerëzit janë të frikësuar.

“Emmanuel Macron e paraqet veten si një luftëtar në luftën kundër koronavirusit – dhe si një udhëheqës i Evropës në krizë,” shpjegoi Die Welt.

kolana e librave

“Kriza e jelekverdhëve dhe protestat kundër reformës së pensioneve duket se janë harruar. Sipas sondazhit të fundit të Institutit Ipsos, 55 përqind e qytetarëve besojnë se qeveria po “lufton virusin”. ”

Rrugët që më parë ishin mbushur me protestues tani janë bosh, pasi shumica e qytetarëve ndjekin urdhrat e Macron.

Franca vazhdon të luftojë, por tani shumica i shohin masat si të justifikuara. Njerëzit dëshirojnë t’i kthehen rutinës, duke besuar se nëse ndjekin urdhrat e qeverisë, do të ndodhë më shpejt.

Image result for macron coronavirus

Macronit i është dashur të merret me shumë pengesa muajt e fundit. Njëra prej tyre ishte Brexit. Britania u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 Janar. Në disa raste, dukej se Kryeministri Boris Johnson po fitonte epërsi në negociatat me BE. Kjo, sigurisht, nuk ishte aspak mire për Macron, i cili pëlqen ta shikojë veten si udhëheqës de fakto të Evropës dhe mbrojtës i unitetit të Kontinentit.

Në krizën e koronavirusit, Macron ishte në gjendje të arrinte fitoren. Ai i tha Johnsonit më 20 mars se do të mbyllte kufirin e Francës me Mbretërinë e Bashkuar nëse Johnson vazhdonte të refuzonte të merrte masa më shtrënguese për koronavirusin.

Johnson urdhëroi mbylljen e shkollave, pubeve dhe restoranteve dhe kërkoi që njerëzit të qëndronin brenda.

Masat më të ashpra të Britanisë bëjnë që Macron të shkëlqejë.

Edhe nëse veprimet e Macron janë shumë ekstreme, fakti që të tjerët po ndërmarrin veprime të ngjashme tani i bëjnë masat të duken të arsyeshme. Tani njerëzit janë mirënjohës.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Trumpet/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po lë pas kancelarja gjermane?

Angela Merkel – Sukseset dhe dështimet