MENU
klinika

Virusi nuk kursen as futbollistët

Klubi spanjoll njofton 15 raste të prekur nga Covid-19

18.03.2020 - 22:26

Nga dita në ditë po rritet numri i sportistëve të prekur nga Covid-19, sidomos në radhët e futbollistëve, ku Italia dhe Spanja konfirmojnë numrin më të madh. Sot ishte radha e klubit Alaves në Spanjë që ka njoftuar në një komunikatë urgjente se 15 raste pozitive janë regjistruar në klub.

Jo të gjithë janë futbollistë, pasi ka edhe anëtarë të stafeve teknike dhe punëtorë të klubit spanjoll. Për fat të mirë, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

“Të gjithë personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma”, – deklarohet në komunikatën e klubit të La Liga. Kështu, Alaves bëhet klubi i tretë i prekur në La Liga nga Covid-19, pas rasteve të konfirmuara te Valencia dhe Espanyol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN