MENU
klinika

Ambasada amerikane i drejtohet Kurtit

“Koha për ta hequr tarifën ndaj Serbisë”

18.03.2020 - 13:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë edhe një thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, raporton Gazeta Express.

Përmes një deklarate nisur për media, ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë deklaruar se në kohëra si kjo, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është kyç.

Tutje, shkruhet se tashmë është koha për Kosovën dhe fqinjët të mënjanojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave. “Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin kishin paralajmëruar se me datë 15 mars do të hiqej tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që partnerët e koalicionit nuk kanë arritur që të dakordohen për këtë çështje.

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës