MENU
klinika

UEFA Women’s Euro 2021

Kombëtarja e femrave triumfon në Qipro

11.03.2020 - 18:51

Kombëtarja shqiptare e femrave ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e radhës eliminatore për UEFA Women’s Euro 2021 që do të zhvillohet në Angli. Vajzat kuqezi kishin përballë Qipron, me ndeshjen që është luajtur në Larnaka pa praninë e tifozëve, dhe kanë triumfuar me rezultatin 2-0, falë golave të Megi Doçit dhe Zylfie Bajramajt.

Pjesa e parë ka qënë e gjitha në dominimin e vajzave kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima, që kanë marrë kontrollin e lojës që në minutat e para duke ju afruar portës qipriote me aksione sulmuese shumë të rrezikshme.

Në minutën e 30-të, Shqipëria zhvillon një aksion spektakolar me kombinimet e Doçit, Bajramit dhe Geldona Morinës që mbyllet me goditjen e bukur me kokë të kësaj të fundit duke gjetur reagimin perfekt të portieres qipriote që devijon në goditje këndi.

Nga goditja e këndit Megi Doçi fiton penallti të cilën e shndërron në gol po vetë. Vazhdon loja e mira e vajzave kuqezi që në minutën e 41-të janë pranë golit të dytë, përsëri me anë të Doçit. Me rezultatin 1-0 shkohet në dhomat e zhveshjes.

Fraksioni i dytë i lojës ka folur i gjithi për kombëtaren tonë, ka qenë sulmuesja që aktivizohet në radhët e Ferronikelit, Zylfije Bajramaj ajo që ka shënuar golin e dytë në këtë përballje duke vulosur edhe fitoren. Qipro 0-2 Shqipëri, mbyllet ndeshja e luajtur në orën 15:00, pa praninë e tifozëve.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi; Elezaj; Bajraktari; Rrahmani; Maliqi; Bajramaj (’90 Jashari); Morina; Krasniqi; Doçi; Gjini (’82 Bejleri); Franja (’90).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U akuzua si pjesë e grupit “Bajri”

Armir Grima rikthehet te Kombëtarja e femrave