MENU
klinika

Një italiane 20- vjeçare dhe një e moshuar

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

13.03.2020 - 17:51

Kosova konfirmon dy rastet e para me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili tha se nga 15 teste që janë kryer, dy kanë rezultuar pozitive.

Të infektuarit me Covid-19 janë një shtetase italiane 20-vjeçare dhe një 70-vjeçar nga Kosova. Sipas ministrit Vitia dy pacientët ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa ka nisur puna për gjurmin e personave me të cilët mund të kenë patur kontakte.

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje qytetarëve të mos tregojnë panik dhe të mos paraqiten pranë klinikës infektive për çdo shqetësim që kanë, por të telefonojnë numrin e vënë në dispozicion.