MENU
klinika

Nisma e FSHF-së

Konkurs për fëmijët duke luajtur në shtëpi

23.03.2020 - 15:34

Federata e Futbollit ka nisur një fushatë me qëllim motivimin e fëmijëve dhe kujdesin për ta gjatë periudhës së karantinimit kombëtar për shkak të virusit COVID-19. Institucioni përgjegjës për futbollin shqiptar, gjykon se kujdesi për fëmijët, si nga ana fizike ashtu edhe social-psikologjike, është shumë i rëndësishëm në këto ditë të vështira për gjithë shoqërinë tonë, dhe më gjerë.

Krahas detyrave tona familjare, një vëmendje e veçantë u duket kushtuar fëmijëve tanë, dhe futbolli është rruga më e mirë, si sporti më i dashur në Shqipëri. FSHF lançoi në kanalet sociale këtë fushatë, që u kërkon vajzave dhe djemve të rrinë në shtëpi, dhe të luajnë futboll sipas kushteve tona familjare.

 

View this post on Instagram

 

#UNRINESHTEPI

A post shared by Matko Djarmati (@matkodjarmati) on

Prindërit dhe fëmijët kanë treguar një interes shumë të madh në 24 orët e para të fushatës, duke dërguar videot e tyre, që tashmë po publikohen në kanalet sociale të Federatës së Futbollit. FSHF ka ngritur një juri, e cila do të vlerësojë të gjitha videot dhe do të përcakojë më të mirat prej tyre. Këto janë çmimet për 20 videot më të mira:

Vendi i parë: Uniformë komplete e kombëtares me emër dhe numër

Vendi i dytë: Fanellë e kombëtares me emër dhe numër

Vendi i tretë: Top dhe USB

Vendet 4-5: Top

Vendet 6-10: USB

Vendet 11-15: Kapele e kombëtares

Vendet 16-20: Çantë shpine

Videot e fëmijëve (duke specifikuar emrin e fëmijës dhe vendndodhjen) mund të dërgohen përmes WeTransfer.com në e-mailin: [email protected]

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN