MENU
klinika

Në pritje punonjësit e doganës së Tushemishtit dhe të Kadastrës

Korça e ‘heshtur’ në izolim, pritet përgjigja për stafin e mjekëve

29.03.2020 - 13:09

Ndonëse deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të ri, numri i të infektuar me COVID-19 në qytetin e Korçës është 12. Rasti me i fundit është ai e një mjekje kardiologë, e cila është infektuar gjatë punës duke iu shërbyer pacienteve të parë me COVID-19.

Behet me dije se Drejtoria e Shëndetit Publik menjëherë pas publikimit te rastit të mjekes ka reaguar duke marra masa lidhur me spitalin, ndërsa janë vetkarantinuar një pjesë e stafit mjekësor, kontakte më të afërta me mjeken. Ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në karantinë 21 punonjës të doganës së Tushemishtit dhe 53 punonjës të Kadastrës në Korçë.

kolana e librave

Nga ana tjetër, qytetarët e Korçës kanë qenë me pak aktivë në daljet e tyre këto ditë, ndërkohë që për shkak të izolimit 2 ditor, ka pasur dyndje në markete, furra buke dhe farmaci.