MENU
klinika

Shkon në 70 numri i të prekurve

Koronavirus/ 6 raste të reja në Shqipëri

20.03.2020 - 12:34

Ndërsa jemi në javën e dytë të përballjes me koronavirusin, rastet sa vijnë e shtohen. Janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 70

Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe babë e bir nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjec.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 raste të tjera, mes tyre 3 italianë

Covid-19/ Shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri