MENU
klinika

Komunikimit me ministra përmes e-mailave

Koronavirus/ Çfarë parashikon qeveria e Kosovës?

12.03.2020 - 18:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku është krijuar Komisioni i Posaçëm për luftën kundër infektimit me koronavirus, ka përmendur edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes korrespoduese të qeverisë së Kosovës, që mund të realizohet përmes komunikimit me e-mail.

Kurti ka thënë se një mënyrë të tillë të mbledhjeve e lejon edhe ligji për funksionimin e qeverisë përkatësisht Neni 17.

Të gjithë anëtarët e qeverisë mund të japin komentet dhe qëndrimet e tyre për propozimet e bëra nga kryeministri. Afati për të kthyer një përgjigje përmes e-mailit është 4 orë pas bërjes publik. Siç ka treguar Kurti, pas kalimit të këtij afati nëse nuk ka kundërshtime, atëherë konsiderohet se propozim-vendimi është miratuar dhe procedohet tek kryeministri për nënshkrim.

“Kemi mundësinë për mbajtjen e mbledhjes korrespoduese, në pajtim me nenin 17 që do të realizohet përmes komunikimit elektronik. Afati i caktuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës është katër orë. Të gjithë anëtarët mund të japin komente rreth propozimit”, ka thënë Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!