MENU
klinika

“Po ndjek situatën hap pas hapi”

Koronavirus/ Presidenti Meta apel për masa ndaj koronavirusit

09.03.2020 - 19:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.

Meta tha se vlerëson angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse dhe i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë.

“Sot u konfirmuan dy rastet e para të koronavirusit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë. Të respektojnë protokollet mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucioneve shtetërore.

Nuk ka vend për panik por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Profesionalizëm, përkushtim e transparencë”, u shpreh Presidenti Meta.

Ai theksoi se shëndeti i çdo qytetari është prioritet. “Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierët në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturave shtetërore me forcat më të kualifikuara.

Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi”, deklaroi Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë"

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv

Përfundon testimi i 3 rasteve të reja

Koronavrusi/ Shqipëria vijon të mbetet e fortë


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore