MENU
klinika

"Mund të preket 80% e popullsisë"

Koronavirus/ Rakacolli: Java që vjen, vendimtare!

28.03.2020 - 19:16

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se masat shtrënguese të qeverisë për të ndaluar lëvizjen pritet t’i japin rezultatet e tyre në javën që vjen.

“Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin. Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës, pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit. Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”,- tha ajo.

Në lidhje me personat e shëruar me COVID 19 në vendin tonë, Rakacolli tha se asnjëri prej tyre nuk ka qënë në terapi intensive.

“Personat e shëruar nuk kanë qënë në kujdes intensiv, sepse kujdesi intensiv do një kohë të gjatë, ata nuk kanë qënë në respirator”,- thotë ajo.

Rakacolli sqaroi ndër të tjera se, “Personat që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, mushkeria, i kanë organet funksionale të vuajtura, dhe bën që edhe një virus ti prekë më shumë, pra bien në gjendje me të rëndë se dikush pa këto sëmundje”.

Rakacolli shtoi se mjekët në Shqipëri kanë në dispozicion të gjitha medikamentet që ata kërkojnë për përballimin e pandemisë.

“Një medikamet që të luftojë tëresisht koronavirusin nuk ka, por përdoren disa medikamente që neutralizojnë substancat që lëshon në trup ky virus”,- tha ajo.

Rakacolli nuk e mohoi faktin se nga virusi do të preket 80% e popullsisë. “Kështu thonë specialistët epidemiologë që mund të preket 80% e popullsisë”.