MENU
klinika

"Duke nisur nga 12 Marsi..."

Koronavirusi/ Bashkia Durrës jep njoftimin e rëndësishëm

12.03.2020 - 08:59

Bashkia e Durrësit përmes një njoftimi ka lajmëruar të gjithë qytetarët durrsakë, se për shkak të koronavirusit, duke filluar nga data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytetin bregdetar. Në njoftimin e bashkisë saktësohet se në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:
Bashkia Durrës
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:
-Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit;
-Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna;
-Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut.

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimet me të burgosurit online

Burgu i Drenovës mbyll dyert për familjarët

Priten analizat e 30 mjekëve që e kuruan

Me koronavirus 7 ditë e lirë në spitalin e Durrësit