MENU
klinika

Mësimi online

Koronavirusi/ Google Classrom, mbi 50 milion shkarkime

29.03.2020 - 12:45

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumicat e shkollave dhe universiteteve në mbarë botën janë mbyllur. Institucionet kanë filluar që të zhvillojnë mësimin me shërbime të ndryshme si Zoom dhe Google Classroom të cilat janë bërë aplikacionet më të shkarkuara në Play Store së fundmi.

Shërbimi i Google është bërë aq i njohur saqë ka kaluar 50 milion shkarkime.

Sipas statstikave të AppBrain, aplikacionet nuk bënin pjesë në Top 100 si më të përdorurat. Menjëherë pas 10 Marsit kur mbarë bota filloi që të merrte masat e karantinës, Google Classroom u bë mjaft i përdorura. Këtë javë, Classroom kategorizuan në Top 5 aplikacionet më të shkarkuara.

Në fakt, aplikacioni është shkarkuar masivisht në mbarë botën si në Itali, Polandë, Meksikë, Indonezi, Kanada, Meksikë dhe Finlandë.

Është interesant fakti që në ditët e sotme egzistojnë kaq shumë alternativa falë teknologjisë dhe mbi të gjitha falas për të vazhduar mësimdhënien në këtë periudhë vetëizolimi.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit