Teksa coronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë, në qytetin e Laçit vijon të mungojë spitali, pasi godina u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në këto kushte urgjenca e improvizuar pranë një qendre bamiresie është vënë në gatishmeri, për të përballuar situatën që mund të krijohet.
Mjeku i Urgjencës Agron Lala thotë se gjatë ditëve të fundit ka patur fluks pacientësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencë, por fatmiresisht nuk janë regjistuar raste të dyshuara me Koronavirus.
“Deri tani në urgjencën tonë në Spitalin e Laçit nuk kemi evidentuar asnjë rast të dyshuar me infeksion me koronavirusin”, tha ai.
Janë mbi 60 mijë banor të Kurbinit që kanë ngelur pa shërbim spitalor prej më shumë se 3 muajsh. Zgjidhja e këtij problemi duket ende larg, pasi godina e spitalit ende nuk është shembur për ti hapur rrrugë rindërtimit.