MENU
klinika

1000 të vdekur në New York

Koronavirusi “mbërthen” Amerikën

30.03.2020 - 08:28

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus në botë.

Një muaj pasi u regjistrua rasti i parë në Nju Jork, numri i viktimave në këtë shtet amerikan ka shkuar në 1000.

Vetëm në Nju Jork, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 237 persona, shkruajnë mediat e huaja.

Guvernatori i Nju Jorkut Andre Cuomo ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes, që koronavirusi të mos përhapet më tutje.

Rasti i parë me Covid-19 është shënuar më datë 1 mars nga një punonjës i kujdesit shëndetësor, që ishte kthyer nga Irani.

Ndërkohë, në mbarë SHBA-të numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë, por edhe i viktimave.