Autoritetet lokale kanë marrë masa për koronavirusin në qytete. Kështu, ka përfunduar pjesa e parë e dezinfektimit të autobusëve urbanë të qytetit të Elbasanit. Pjesa tjetër që ndodhet në terret do të dezinfektohet gjatë orëve të darkës. E njëjta procedurë do të ndiqet me të gjitha linjat ndërqytetëse.
Masat e marra synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por lipset gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet. “Të nderuar qytetarë, respektoni këshillat e autoriteteve. Për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127”, thuhet në njoftim. Edhe Bashkia Berat nis dezinfektimin në qytet. Po dezinfektohen rrugët,institucionet vendore, kopshtet, çerdhet, shkollat, vendqëndrimet e autobuzëve urban etj. Dezinfektimi do të vijojë pa pushim edhe gjatë natës.
Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Beratit,ë vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit,ka nisur sot dezinfektimin e në të gjithë qytetin. Devinfektimi ka filluar rreth orës 17:00 në rrugët e qytetit,në vendqëndrimet e autobuzëve urban dhe atyre të linjave interurbane,në shkolla,kopshte e çerdhe. Në rrugët e qytetit shihen punonjësit e drejtorisë së shërbimeve,të cilët të veshur me pajisjet e nevojshme dhe me bombula në krah,po dezinfektojnë kudo.
Sipas bashkisë Berat,në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19,puna për dezinfektimin do të vijojë edhe gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin në të gjitha institucionet,transportin publik,tregjet,shërbimin e taksive etj. Masat e marra nga bashkia e Beratit synojnë parandalimin e përhapjes së coronavirusit,pêr të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet.
Si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë,edhe në bashkinë Berat është vendosur njoftimi për qytetarët,që të respektojnë këshillat e dhëna nga autoriteteve shëndetësore,që nga higjena vetjake,maska dhe distanca me njerëzit dhe për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus të telefojnë në 127.
Masa dizinfektuese janë marrë po ashtu edhe nga Bashkia Shkodër. “Ditën e sotme ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambienteve të institucioneve publike dhe godinave në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Puna e nisur në orët e mëngjesit, do të vazhdojë deri në orët e vona të natës, për te vujuar sërish nesër dhe ditët në vijim, deri në përfundimin plotë të procesit të dezinfektimit”, saktësohet në njoftim.