MENU
klinika

Raportohen 2 raste

Koronavirusi në Shqipëri/ Harta zgjerohet me Tropojën

26.03.2020 - 11:39

Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrsë së Shëndetësisë.

Në komunikimin e sotëm publik Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi 28 raste të reja, nga 103 teste te kryera, në total 174 të prekur nga 1144 te testuar.

Kujtojmë se që kur nisi shpërthimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar deri më tani 6 viktima, mbrëmë ndërroi jetë një 71-vjecre, ndërsa më i riu mes tyre 43 vjec, nga Kavaja. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan. Deri tani në Tropojë ka vetëm 2 raste.

Përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.