MENU
klinika

"Vetëm shërbimet për amerikanët dhe..."

Koronavirusi në Shqipëri/ Mobilizohet ambasada e SHBA, anulon intervistat

12.03.2020 - 17:17

Ambasada e SHBA në përputhje me masat e mara nga qeveria shqiptare për mospërhapjen e koronavirusit ka anuluar të gjitha intervistat për viza jo- emigruese.

Në njoftimin në FB ambasada amerikane thotë se ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri më 3 prill kurse do të vijojë vetëm me takimet urgjente si dhe shërbimet për qytetarët amerikanë.

kolana e librave

NJOFTIMI I AMBASADËS SË SHBA
Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.