MENU
klinika

Shtyhen faturat, thirrje kompanive celulare

Koronavirusi/ Qeveria e Kosovës prezanton masat e reja ekonomike

15.03.2020 - 15:11

Në Kosovë, pas rasteve të para të konfirmuara me koronavirus, qeveria po preznaton masa të reja për të përballuar situatën. Teksa kryeministri Kurti ka bërë thirrje në datën 14 mars, që të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e tyre, gjithashtu është marrë vendimi për mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve publike, por edhe bizneseve përveç ushqimoreve dhe farmaceutike. Ndërkohë zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti në konferencë për media sot ka prezantuar masat e reja të Qeverisë për koronavirusin.

Pas diskutimit me shoqatat e biznesit dhe ekonomisë në Kosovë, z.Hoti u shpreh se masa e listave paraqitet si më poshtë:
-Për të lehtësuar transportin e mallrve që vijnë në Kosovë, Minisria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Administratës do të nxjerrë udhëzues të qartë për mënyrën se si lejohen maunet të hyjnë në Kosovë që kanë shofer shtetas të vendeve të tjera.
-Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset i inventarizojnë të gjitha rezervat shtetërore të produkteve të rëndësisë strategjike dhe përgatitin një plan të këtyre rezervave shtetërore për tre muajt e ardhshm dhe këtë plan ia propozojnë qeversë për miratim ku në mes tjerash specifikohen masat që duhen të ndërmerren dhe buxheti përkatës përfshirë këtu edhe sasinë që mund të blihen nga ana e qytetarëve.

-Ministria e Financave, Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë në konsultim me bizneset sjellin një plan për miratim për mbështetje të bizneseve.
-Shtyhet afati për deklarimin e obligimeve tatimore dhe raportimeve financiare të bizneseve dhe organizatave të tjera sipas legjislacionit në fuqi deri më 30 prill 2020.
-BQK në konsultim me bankat udhëzohen të përgatisin një plan operativ për funksionim të rregullt të sistemit financiar për të përballuar situatën në të cilën gjendemi. Duke e përfshirë në veënti prolongimin e obligimeve kreditore të klientëve të tyre deri më 30 prill dhe të shqyrtojnë riprogramimin e tyre.

-Ministria e Ekonomisë bashke me ndërmarrjet e tyre që ofrojnë shërbimet publike si ngrohje, shërbimet me ujë dhe mbledhjen e mbeturinave të ngritin komitetin për menaxhimin e shërbimeve publike dhe të përgatisin planin e veprimit sipas situatës së krijuar.
-Ndërmarrjet e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile të sigurojnë funksionim të rregullt me qëllim të informimit të plotë të qytetarëve, duke siguruar që shërbimet nuk ndalen deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mospagesës.
-Shtyhen deri më 30 prill 2020 pagesa e të gjith obligimeve publika, si ujë, rrymë, ngrohje etj.” – u shpreh z.Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më vjen keq për..."

Kurti u kërkon dy falje qytetarëve

"Nuk dihet se a do të mund të mblidhemi..."

Kurti thirrje deputetëve: Ta kalojmë sot buxhetin