MENU
klinika

Ishin parashikuar më 12 prill

Koronavirusi/ Shtyhen zgjedhjet e parakohshme në M. e Veriut

17.03.2020 - 16:14

Maqedonia e Veriut ka shtyrë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, zgjedhjet që ishin parashikuar të mbaheshin më 12 prill janë shtyrë.

Kjo bëhet e ditur pas takimit të djeshëm të Këshillit të Sigurisë Nacionale të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë kanë vlerësuar se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje në këtë situatë të shpërthimit të pandemisë.

Kështu Zoran Zaev u shpreh se nuk ka kushte të favorshme për të zhvilluar zgjedhje.

Ndërkohë në Maqedoni janë konfirmuar 5 raste të reja me covid-19, duke e çuar në 26 numrin total të të prekurve.

Ministri Filipçe informoi në konferencën për media se përveç pesë rasteve në fjalë, pozitiv kanë rezultuar edhe dy persona të testuar në Klinikën e spitalit “ Zhan Mitrev”, mirëpo tha se këto rezultate nuk vlerësohen si përfundimtare dhe shtoi se gjatë të nesërmes të njëjtët do të ri testohen në Klinikën Infektive në Shkup.

Ndërkohë qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendimin për të mbyllur aeroportin e Shkupit dhe të gjithë kufijtë.

Në spital, edhe pacientë të dyshuar për Covid-19

Eksperti Dasho: Shqetësuese. Ditët e fundit kanë qarkulluar idetë se…

Ku konsiston kjo lloj terapie dhe a ka filluar trajtimi në Shqipëri?

Mjekët italianë dhe shqiptarë nisin punën për terapinë plazmatike

Konsiderohet si vendi më i sigurt në botë

CNN: Si ia doli Zelanda e Re të menaxhojë Covid 19

Sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive?

125 raste të reja me Covid-19 në gjithë vendin, shpërndarja e tyre