MENU
klinika

Qytetarët vetëkarantinohen

Koronavirusi zbraz Korçën, Pogradecin dhe Lushnjen

13.03.2020 - 08:44

Korça është zgjuar mëngjesin e të premtes në heshtje. Qytetarët, ndonse ende në juglindje nuk është shpallur zona e karantinës, qytetarët kanë marrë masa praprakisht.

Qytetarët janë sensibilizuar. Ata kanë zgjedhur të shmangin lëvizje në rrugë apo daljet në kafene. Mëngjesine të premtes Korça është e zbrazët dhe shumë pak njerëz sheh të lëvizin në rrugë.

Shumë lokale dhe subjekte biznesi i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbyllje dhe kanë bërë diçka të tillë. Klubet, lokalet, restorantet, hotelet dhe bujtinat kanë mbyllur aktivitetin ndërsa autoritetet lokale vijojnë me dezinfektimet.

Masat vijojnë të jenë të pranishme edhe në pikat kufitare të juglindjes ndërsa deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me virusin Covid19. Ndërsa Bashkia Korcë dhe autoritetet e tjera vijojnë të lëshojnë apel pëe të qëndruar në shtëpi.

Pogradeci i boshatisur

Edhe qyteti liqenor në juglindje të vendit është më bosh se kurrë më parë. Njerzit janë duke qëndruar në shtëpi duke iu përgjigjur apelit të instancave lokale. Askush nuk lëviz apo të bëjë edhe gjimnastikën e mëngjesit. Rrugët dhe parqet janë bosh. Duket sikur braktisja ka përfshirë gjithçka. Frika nga virusi është kudo.

Lushnja në karantinë

Edhe qyteti i Lushnjës, i cili është tashmë në zonat e infektuara nga koronavirusi, mëngjesin e të premtes është zgjuar në “karantinë”. Vetëm mjetet e ujit, dyqanet e marketet ushqimore dhe furrat e bukës janë hapur. Ndërkohë, pensionet kanë nisur t`u dërgohen në banesa pensionistëve, ndërsa policia dhe ushtria kanë ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!