MENU
klinika

Regjistrohen 4 raste të reja

Kosovë, arrin në 9 numri i të prekurve nga koronavirusi

15.03.2020 - 19:34

Ka shkuar në nëntë numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë.

Mësohet se janë konfirmuar 4 raste të reja, ku tre janë nga Malisheva dhe një nga Llapi.

Lajmin të ditur e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili i ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë në menaxhimin e kësaj situate alarmante.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës ka futur në karantinë komunën e Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

Postimi i Arben Vitisë:

Të nderuar qytetarë, Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim.