MENU
klinika

"Ndaj meje nuk është bërë një Vetting...."

KPK shkarkon kryetarin e gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

05.03.2020 - 09:59

Sipas KPK-së, Haluci dhe bashkëshortja nuk justifikojnë blerjen e disa pronave. Por vetë Haluci është shprehur se hetimi ndaj tij nuk ka qenë i rregullt. Në lidhje me vlerësimin e pasurisë, ILDKPI ka dorëzuar një raport ku thuhet se deklarimi është i saktë dhe nuk ishte në konflikt interesi.

Ndërkohë, KPK nga hetimi i pavarur kishte nxjerrë se kryetari i gjykatës së Vlorës zotëronte dy apartamente, një toke arë si dhe një papafingo në Sauk, prona të cilat sipas tyre nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Vetë Haluci deklaroi dje (4 mars) se ai po penalizohej për pronat e të vëllait dhe të bashkëshortes së tij, e cila është zgjedhur njësoj si anëtaret e KPK si komisionere zëvendësuese. Ndërsa kërkesa e tij për ta hetuar në tre kriteret ishte rrëzuar.

Skënder Haluci: Ndaj meje është bërë një Veting siç quhet tani, një vlerësim absolutisht i padrejtë. Më kanë ngarkuar me probleme që nuk më përkasin mua, duke përfshirë banesën e vëllezërve të mi në Sauk dhe të ardhurat e bashkëshortes time së bashku me shtëpinë. Me vendim të parlamentit të Shqipërisë ajo është konfirmuar në të njëjtën pozicion si këta që po më vetingojnë mua sot.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë