MENU
klinika

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi

Kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat do marrin gjysmën e rrogës për 3 muaj

31.03.2020 - 21:00

Është botuar në Fletoren Zyrtare VENDIMI i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të disa funksionarëve dhe nëpunësve të administratës shtetërore, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19.”

Sipas këtij vendimi, Kryeministri,  Zv.kryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50%  të pagës mujore neto aktuale.

kolana e librave

Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të  këshillave, të bordeve apo  të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore   dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.