MENU
klinika

Solidarizohet Kana

Ku janë yjet?.. Pallati hap dyert për 70 të pastrehë…

26.03.2020 - 14:11

        Në ditë si këto, Kana ishte në përgatitjet e fundit për të shtruar tapetin e kuq, ku parakalonin yjet e kinematografisë.  Por, Kana ka hapur dyert e pallatit ku mbahet çdo vit festivali ndërkombëtar i filmit, për të pastrehët. Kjo masë ndihmuese, vjen për ata të cilët, nuk kanë ku të kalojnë natën apo të izolohen, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.   

Vendimi erdhi pasi organizatorët njoftuan javën e kaluar, shtyrjen e festivalit, për në fund të qershorit, si pasojë e pandemisë. Gara për filmin më të mirë, do të mbahej nga 12 deri më 23 maj, në qytetin e vogël të rivierës franceze.

Përshtatur me shtretër dhe kushtet bazë, në strehën e re tashmë kalojnë natën rreth 70 vetë, teksa Franca numëron 12 mijë të pastrehë.

Tetë ditë më parë, Presidenti Emmanuel Macron, iu drejtua 67 milionë banorëve të Francës, që të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga pandemia dhe njëkohësisht, për të ngadalësuar përhapjen.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit