MENU
klinika

Kumar me 80 milionë jetë

Pse Erdogan gënjeu për koronavirusin?

17.03.2020 - 15:24

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrat e tij mohonin vazhdimisht se koronavirus po përhapej edhe në Turqi. Edhe javën e kaluar, ministri i shëndetësisë i Turqisë mohoi që të kishte raste në vend.

Kur u përballën me mosbesimin vendor dhe ndërkombëtar në lidhje me faktin  se pse koronavirusi  nuk po përhapej në Turqi, autoritetet turke morën një qasje të dyfishtë. Ashtu si në Kinë, ata arrestuan ata që flisnin.

Megjithatë çfarë mund ta ketë motivuar Erdoganin të gënjejë për koronavirusin dhe të rrezikojë jetën e 80 milion turqve?

Pjesë e arsyes mund të jetë kombinimi i rrezikshëm i arrogancës dhe injorancës së Erdoganit. Arroganca e liderit turk reflektohet në  mënyrën sesi i përgjigjet ai kritikave.

Sipas Ministrisë Turke të Drejtësisë, policia turke hetoi mesatarisht 4500 persona çdo vit nga viti 2014 deri në 2017 për fyerje ndaj liderit turk, për kritikimin e Erdoganit.

As injoranca e liderit turk nuk është sekret.

Një motiv më i madh mund të jetë frika.

Ndërsa demografia e Turqisë është në favor të Erdoganit, ekonomia po dobësohet. Në vitin 2010, Erdogani premtoi se në 2023 të Turqisë, Turqia do të ishte një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë.

Ndërsa ekonomia bie, mjetet për të shmangur katastrofën pakësohen. Marrja e gazit qipriot ishte një strategji, por do të duheshin vite me radhë për ta sjellë gazin në treg.

Ajo, që Erdogan i frikësohet në të vërtetë Erdogan është rënia e industrisë së turizmit të Turqisë.

Në vitin 2018, industria turistike turke llogarit afro 30 miliardë dollarë. Vetëm një vit më parë, Erdogan premtoi se Turqia do të presë 50 milion turistë, duke e rritur atë shifër me të paktën 20 përqind.

Duket se Erdogan ka provuar të minimizojë shifrat e koronavirusit në mënyrë që të vazhdonin fitimet nga turizmi.

Duke vepruar kështu, ai kërkoi jo vetëm të luante me rusët, evropianët dhe amerikanët, por edhe rrezikoi jetën e tyre.

Fatkeqësisht për Turqinë, do të jenë turqit ata që do të paguajnë më shumë çmimin. Një mjek turk vlerëson se rreth 60 përqind e turqve tani mund të infektohen.

Vdekjet ishin të pashmangshme, por pandershmëria e Erdoganit ka të ngjarë të shkaktojë shumë mijëra vdekje shtesë.

Michael Rubin është një studiues rezident në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI).

Përkthyer dhe përshtatur nga National Interest/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet edhe për rastin e parë të koronavirusit

Erdogan: Nëse sulmohemi në Siri, do të kundërpërgjigjemi ashpër…

Nga Project Syndicate

Një pandemi e deglobalizimit?

Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s