MENU
klinika

Koronavirusi

Kur do të mbarojë? Asnjë lider nuk mund të përgjigjet…

27.03.2020 - 14:34

Askush nuk e di se si përfundon e gjithë kjo situatë.

Ndërsa izolimet kudo në Evropë vazhdojnë, politikanët dhe politikëbërësit në të gjithë kontinentin po vihen nën presion për të njoftuar njerëzit se kur do të marrin fund masat e urgjencës.

Është një pyetje që ata nuk janë të gatshëm për t’iu përgjigjur.

Nëse, siç e ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron, bota po lufton një “luftë” kundër koronavirusit, qeveritë nuk do t’i mobilizojnë ushtritë e tyre derisa armiku të kalojë kufirin. Masat izoluese sociale besohet të jenë në gjendje të ngadalësojnë pandeminë, por është pothuajse me siguri shumë vonë për ta eleminuar, ose edhe për ta frenuar.

Kjo e lë të paqartë qëllimin përfundimtar.

Politikanët nuk po marrin vendime bazuar në të dhënat aktuale tani, tha Christian Drosten, një virolog gjerman që zhvilloi testin e koronavirusit dhe ka këshilluar qeverinë gjermane që të frenojë sëmundjen.

“Ne nuk mund të vazhdojmë t’i bëjmë masat gjithnjë e më të rrepta pa e ditur nëse kjo do të bëjë ndonjë ndryshim fare,” tha Drosten në një podcast të fundit.

Javën e kaluar, Kryeministri i SHBA Boris Johnson vlerësoi se do të duheshin rreth 12 javë. Sidoqoftë, ai tha se qeveria do të rishikojë rregullat brenda tre javësh.

I pyetur të martën nga BBC se si qeveria do të dijë se përpjekjet e saj po funksiononin, Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove tha se qëllimi është që “të zvogëlohet shkalla e të infektuarve”.

Në Francë, një raport i ri nga një panel këshillimor i 11 shkencëtarëve rekomandoi të paktën gjashtë javë distancim shoqëror.

“Ne do të jemi në gjendje të ndalojmë izolimin kur kurba e epidemisë ta lejojë këtë,” tha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran të martën, duke paralajmëruar se izolimi15-ditor i vendit të tij ka të ngjarë të zgjatet.

Një pjesë e vështirësisë është se politikanët dhe këshilltarët e tyre janë ende në pritje për të mësuar më shumë rreth virusit. A do të zhduket pasi të bëhet ngrohtë, si gripi? Si ndryshon virusi me kalimin e kohës dhe për sa kohë njerëzit mbesin imunë?

A ka një kurë? Sa shpejt mund të zhvillohen vaksinat, dhe a do të funksionojnë ato?

Përvoja e Wuhan në Kinë, epiqendra e shpërthimit, mund të na jape disa përgjigje. Rreth 11 javë javë pasi u izolua nga bota e jashtme, qyteti do të ketë sërish lëvizje në 8 prill, njoftuan të martën autoritetet kineze.

Një punim i botuar të mërkurën nga një grup i ekonomistëve italianë propozon gradualisht dërgimin e njerëzve nën 40 vjeç në punë.

Dhe në SHBA, Presidenti Donald Trump ka shprehur shqetësime në lidhje me ekonominë e SHBA dhe tha se aktiviteti ekonomik në vend do të vazhdojë.

Ka shumë në Evropë që shpresojnë se ai ka të drejtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico.eu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos t'i nënshtrohemi nacionalizmit"

Koronavirusi nuk ka pasaportë…