Winona Ryder jo vetëm mbron publikisht Johnny Depp nga akuzat për dhunë të bëra nga Amber Heard, por nënvizon një deklaratë të bërë nën betim në favor të ish të fejuarit të saj. Lajmin e bën me dije website The Blast, që publikon fjalët e artistes: ‘Nuk ka qenë kurrë i dhunshëm… unë e njoh si një njeri të mirë’.
Ajo që vjen nga ana e Ryder është një ndihmë thelbësore në akuzat e bëra ndaj Depp, nga ish bashkëshortja, që e akuzon për dhunë dhe abuzime. ‘Jam e vetëdijshme për akuzat për dhunë të bëra publikisht ndaj tij në vitet e fundit. Nuk kam qenë në martesën me Amber, por në bazë të eksperiencës time, që është shumë ndryshe, kur dëgjova akuzat kundër tij kam mbetur e shokuar, zemëruar dhe jam bërë konfuze. Idea që ai është një person I dhunshëm ndryshon shumë me Johnny që unë njoh dhe që dashuroja. Nuk arrij t’I konceptoj këto akuza’, ka shkruar artistja në deklaratën e saj.
‘Ai nuk ka qenë kurrë kurrë I dhunshëm në lidhje me mua. Kurrë nuk ka abuzuar me mua. Nuk ka qenë kurrë i dhunshëm në idhje me të tjerët dhe me mua. Në të vërtetë dhe me shumë ndershmëri mund të them që unë e njoh si një njeri të mirë, një djalë shumë i dashur që gjithmonë më ka mbrojtur. Me të jam ndjerë gjithmonë e sigurtë. Nuk dua ti them gënjeshtarë asnjërës, por nga eksperinca ime me Johnny, është e pamundur të besoj që këto deklarime të tmerrshme të jenë të vërteta. Me duket shumë tronditëse dhe e pabesueshme për ata që e njohin si unë’, vazhdon Winona. Ajo dhe Johnyy kanë qenë së bashku për 4 vjet, nga viti 1989 deri në 1993, një marrëdhënie e rëndësishme që dukej se ishte destinuar për martesë dhe që artistja e ka përshkruar si një prej lidhjeve më të rëndësishme të jetës së saj.