MENU
klinika

Grenell pret rezultat në fund të pranverës

Kurti: “Jo” marrëveshjeve të shpejta vetëm për të…

04.03.2020 - 12:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje që të çojnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje finale. Lidhur me këtë në një intervistë për Euronews ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka potencuar se emisari i Trump-it për dialogun, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje deri në fund të pranverës.

Megjithatë, kryetari i Qeverisë ka thënë se Kosova nuk duhet ta rrezikojë dialogun dhe raportet me shtetet tjera, duke arritur një marrëveshje të shpejtë vetëm për të qenë të pranueshëm për Washingtonin. “Grenell këmbënguli që një marrëveshje të arrihet në fund të kësaj pranvere. Sigurisht që do të ishte fantastike. Por, ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun me marrëveshjet e bëra shumë shpejt për të qenë të pranueshëm”, ka thënë Kurti.

Lidhur me afatet kohore rreth arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, dje ka folur edhe vetë emisari i Donald Trump për dialogun, Richard Grenell. Grenell ka reaguar pas një shkrimi të gazetarit britanik, Tim Judah, se njerëzit e Trump-it po dëshirojnë të arrijnë shpejt një marrëveshje të madhe. Emisari i Trump-it ka mohuar një pretendim të tillë të Juhdas, duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë rreth asaj se SHBA po kërkon shpejt një marrëveshje dhe se s’ka marrëveshje të madhe.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë