MENU
klinika

Armend Muja

Kurti ka vendosur një standard të ri të politikanit në Kosovë

31.03.2020 - 21:31

Intervista e Albin Kurti – Qëndrimet e tij dhe përformanca si Kryeminister, si në përmbajtje ashtu edhe në personalitet, përfshijnë vlerat që i lartësoj tek figurat politike.

Secila parti politike qe ka nje kandidat te ngjashem une do e mbeshtes. Ne duhet të jemi të pa-anshëm politikisht por edhe ti njohim meritat kur ato janë evidente.

Po e parafrazoj edhe njëherë një postim të mëhërshëm ‘Albin Kurti si Kryeministër është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë Z.Kurti është një djalë i shtresës së mesme që ka ndërtuar një lëvizje me kurajon dhe intelektin e tij.

Ky duhet të jetë në vehte fakt fuqizues për të gjithë që i përkasin shtresave të njejta shoqërore. Ai nuk është prodhim konjukturash biznesore e interesave klanore, për pasojë nuk i ka borxh askujt, nuk kontrollohet nga askush dhe asgjë nuk e parandalon të veproj në interes të shumicës.

Ai ka kredenciale të shkëlqyeshme intelektuale, morale dhe patriotike dhe nuk do të jetë kokëulur e inferior para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës. Ky do të jetë një lehtësim për sedren e lënduar kombëtare’

Jam i bindur që ai tashmë ka vendosur standard të ri të politikanit në Kosovë. Potencialisht edhe një model të ri të pjestarit të kësaj shoqërie – lexoni, punoni, qëndroni besnik bindjeve tuaja dhe insistoni.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…