MENU
klinika

"Zgjedhjet e reja të mbahen pas..."

Kurti: Kosova duhet të fokusohet në luftën me koronavirusin

28.03.2020 - 14:13

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend dhe jo të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Media e Vetëvendosjes-së kanë thënë për Gazetën Express se pasi të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

“Tani për tani të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Presidenti Thaçi nuk ka pse kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve pasi të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklaruar nga Lëvizja Vetëvendosja.

Presidenti Thaçi tha se nga e hëna do të nisë bisedimet për partitë për themelimin e Qeverisë së re. Tha se kërkon një Qeveri me bazë të gjerë.

Sipas Kushtetutës, Shefi i Shtetit së pari duhet të kërkojë nga partia fituese e zgjedhjeve të certifikuara emrin e ri për kryeministër por që është kundërshtuar nga Vetëvendosja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”